Një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, do të mbahet sot në orët e mbrëmjes.
Kjo seancë vjen me kërkesë të Serbisë e cila do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Serbia i ka dorëzuar të hënën misionit të Guajanës, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për shkak të situatës në Kosovë, në të cilën ndër të tjera theksohet se situata aktuale është në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe e cila është e një natyre të tillë që kërkon mbajtjen e një sesioni të posaçëm të Këshillit të Sigurimit.