Para pak çastesh, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i Lindjes së Mesme, Dr. Mustafë Bajrami ka bërë të ditur se ka filluar një luftë edhe më e rrezikshme në Lindjen e Mesme.
Bajrami është i pari që ka shkruar në lidhje me fillimin e bombardimeve të aeroplanëve amerikanë mbi objektiva të afërta me Iranin në Lindje të Mesme.
Siç shkruan në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se aeroplanët amerikanë kanë goditur caqe të ndryshme në Siri dhe Irak.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Filloi lufta e vërtetë në Lindje të Mesme!!!
Aeroplanët ushtarak të SHBA-ve po godasin caqe të ndryshme gjithandej në Lindje të Mesme. Deri më tani janë goditur 85 objektiva iranian dhe janë bërë rrafsh me tokë.
Presidenti amerikan Biden deklaroi se operacioni do të vazhdojë në kohë dhe vende që ata do t’i zgjedhin….!!!