Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: Forcat tona sulmuan 3 objekte në Irak dhe 4 objekte në Siri.
Ne besojmë se sulmet ishin të suksesshme dhe nuk e dimë se sa militantë janë vrarë apo plagosur.
Sulmet synonin qendrat e komandës, objektet e ruajtjes së raketave dhe dronëve, furnizimin me municione dhe të tjera.
Objektivat që kemi zgjedhur përdoren nga Garda Revolucionare iraniane dhe grupe besnike ndaj saj.
Avionët amerikanë nuk u dëmtuan.
Përgjigja amerikane filloi sonte dhe nuk do të përfundojë sonte, dhe ka masa shtesë që do të marrim për t’i dhënë fund sulmeve kundër forcave tona.
Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin apo në Lindjen e Mesme, por nuk do të hezitojmë të mbrojmë forcat tona.
Ne nuk kemi komunikuar me Iranin që nga sulmi i fundit që synonte forcat amerikane në Jordani.