Dy janë dimensionet kryesore të fesë nëpërmes së cilave feja komunikon me njeriun: Dimensioni social, dhe dimesioni psikologjik. Në të parin fesë edhe mund t’i konkurrojnë institucione tjera, ani pse s’mund të barazohen me te. Në të dytin, feja është e pakonkurrencë.
Shkruan: Mustafë Bajrami
Në rrafshin psikologjik, asnjë shkollë, asnjë mësim, asnjë institucion e asgjë tjetër nuk mund ta ndihmojë njeriun sa i ndihmon feja. Feja i gjindet njeriut në të gjitha momentet dhe në të gjitha rrafshet e jetës së tij. Atë e gjenë pranë nën të gjitha rrethanat.
Domethënë, besimi në Zotin njeriun e bënë të aftë dhe më të fortë të ballafaqohet edhe me momentet më të vështrira të jetës së tij. E bënë të sheh dritë edhe përtej murit kur mendon se ai mur është i patejkalueshëm. E në anën tjetër, njeriun e mbanë brenda lëkurës së njeriut edhe atëherë kur ai mendon se ka kapur majat e jetës dhe s’ka gjë më që mund ta ndalë. Feja njeriun e kthen në tokë dhe nuk e lejon të fluturojë nëpër ‘qiejt e rrejshëm’.
Bukuria dhe esenca e të qenurit besimtar në Zotin është pikërisht kjo: I ofron dritë kur për çfarëdo arsye mendon se është terruar çdo gjë para tij, dhe, e zbret nga qielli në tokë për ta afrouar me tokën dhe me çdo gjë që gjindet në tokë.
E kjo është domethënia e fjalës “ummetun vasata” të cilën Zoti ia porositë njeriut nëpërmes Kur’anit…!