Kryeministri Albin Kurti ka qenë në një panel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Përveç tyre, në panel ka qenë edhe Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.
E sipas kryeministrit Kurti, temë diskutimi ishte siguria gjeopolitike e rajonit.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor me Von der Leyen dhe fytyra të njohura nga rajoni dhe më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.