Kthimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken nga Zvicra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vonuar me disa orë.
Shkak është bërë defekti që ka pësuar avioni Boing 737 me të cilin udhëton sekretari amerikan.
Mediat e huaja, të cilat i referohen Bloomberg, raportuan se avioni i Blinken konsiderohej i pasigurt për fluturim për shkak të një rrjedhje oksigjeni.
Për këtë arsye një tjetër aeroplan më i vogël fluturoi për në Zvicër për ta marrë atë dhe për ta kthyer në SHBA.
Kjo është goditja e fundit për reputacionin e Boeing, pas incidentit që ndodhi më 5 janar, ku një avioni boing të “Alaska Airlines” i ra një derë ndërsa ishte në fluturim.