Tri faktet kryesore në lidhje me luftën në Gaza, dmth, në lidhje me palestinezët dhe Izraelin:
1) Qëndresa palestineze karshi forcave izraelite ka çmontuar në themel teoritë ushtarake që flisnin në favor të teknologjisë ushtarake dhe se atomit s’ka kush i del përpara. Dmth, qëndresa palestineze ka demoluar teoritë mbi Hiroshimen dhe Negasakin që thonin nëse bombat atomike kanë detyruar edhe Japoninë të dorëzohet, atëherë s’ka shtet apo komb që mund t’i përballojë ato. E vërteta është se palestinezët sot janë të më fortë se në fillim të luftës. Ata s’po mund t’i gjunjëzoj as sasia e bombave të hedhura mbi ta tri herë më shumë se sa mbi Hiroshimën dhe Negasakun. E krejt kjo ka demoluar tërësisht edhe teorinë tjetër që qarkullonte gjithandej se s’ka fuqi (në rajon) që mund t’i rrijë në ballë Izraelit.
2) Padia e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND tregon se pjesa më e madhe e botës është kundër veprimeve të Izraelit, në mbështetje të palestinezëve. Kështu që, edhe po dështoi padia si rezultat i presioneve të shteteve që kanë nisë të bëjnë mbi gjykatësit nga vijnë ata, Izraeli do të dalë humbës. Sepse Gjykata Ndërkombëtare do ta humb legjitimitetin, e Izraeli do të llogaritet shkaktari i humbjes së legjitimitetit të asaj Gjykate. Gjithsesi, nëse Gjykata vendos në favor të padisë, Izraeli edhe juridikisht do të humb betejën. Padia e Afrikës së Jugut e nxitur dhe e mbështetur sidomos nga Turqia është goditja më e madhe që ka marrë Izraeli nga themelimi i tij.
3) Pas krimeve makabër të Izraelit mbi palestinezët në Gaza, apo siç u tha dje në sallën e GJND-së se është bërë gjenocid LIVE mbi popullatën e pafajshme palestineze, Izraeli edhe për qindra vjet më nuk do të mund ta rikuperojë imazhin si komb dikur i persekutuar. Bota ndoshta kurrë nuk do të mund ta mësonte aq më pak t’i besonte faktit se edhe me librat e tyre të shenjtë justifikojnë vrasjen e fëmijëve, natyrisht nëse vetë udhëheqësit izraelitë të mos e justifikonin haptas e para syve të botës. Aq më tepër, Izraeli po hy në histori edhe për shkak se po bëhet shkaktar i rrëzimit të teorive të deritanishme mbi vlerat demokratike të botës perëndimore, mbi të drejtat e njeriut që i mbështeste bota perëndimore e mbi të drejtat e popujve për vetëqeverisje e pavarësi që i mbështeste bota perëndimore. Sidomos nga koha e presidentit amerikan Woodrow Willson. Qytetërimi perëndimor kësaj radhe është goditur rëndë. Përvoja dhe të arriturat treqindvjeçare të botës perëndimore po veniten rrezikshëm. Në të ardhmen mund të shkruhet se Joe Biden ishte njëri prej shkaktarëve të zbehjes së këtyre vlerave dhe të humbjes së këtij qytetërimi….!