Ka ndërruar jetë imami Mulla Faik ef. Murati. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përcjell Gazeta Mejdani.
Hoxha Faik ef. Murati ishte nga fshati Lajçiq. Punoi si imam në xhaminë e fshatit Desivojnë të Komunës së Kamenicës. Detyrën e tij e kreu me nderë përgjatë gjithë kohës. Njihej si njeri modest, i devotshëm dhe i respektuar nga të gjithë njerëzit që e njihnin.
Ky është njoftimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Familjarë, farefis, miq, shokë dhe dashamirë ju njoftojmë se baba jonë hoxhë m. Faik Murati nga Lajçiqi ish imam në Xhaminë e fshatit Desivojcë, në moshën 83 vjeçare, sonte në kohën e namazit të Jacisë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të gjithësisë.
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!
Allahu të mëshiroftë babë, u takofshim në xhenet!
Varrimi bëhet nesër me kohë të namazit të ikindisë ora 14.30 në varrezat e fshatit Livoç i epërm në Gjilan./Gazeta Mejdani/