Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze deklaroi se gjykimi i Izraelit për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është një ngjarje historike dhe populli palestinez mezi pret seancën dëgjimore.
Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me seancën dëgjimore që filloi sot si rezultat i kërkesës së Afrikës së Jugut që Izraeli të gjykohet për krimin e gjenocidit në GJND.
Në deklaratë thuhet se mbështetja e disa vendeve për Izraelin përmes “të drejtave politike, ushtarake dhe të vetos” dhe “paaftësisë” në nivel ndërkombëtar e inkurajoi këtë vend për të kryer krime dhe për të kryer gjenocid.
Në deklaratë theksohet se Palestina ka besim se padia e Afrikës së Jugut kundër Izraelit do të jetë e suksesshme dhe u bë thirrje që vendet vëllazërore dhe mike të mbështesin padinë e ngritur nga Afrika e Jugut në GJND.
Çështja e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit fillon të dëgjohet
Ka nisur sot seanca dëgjimore lidhur me kërkesat për masa të përkohshme në rastin e ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) me arsyetimin se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenocidit me veprimet e tij në Gaza.
Në ditën e parë të seancës, Afrika e Jugut paraqiti argumentet e saj.
Në seancë, avokatët që përfaqësonin palën e Afrikës së Jugut akuzuan Izraelin se veprimet e tij të vetëdijshme kundër palestinezëve në Gaza dëshmuan qëllimin e tij gjenocidal gjatë seancës dëgjimore të çështjes së paraqitur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shërben si organi gjyqësor i OKB-së në zgjidhjen e çështjeve që i nënshtrohen marrëveshjeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe marrëveshjeve ndërkombëtare./Gazeta Mejdani/