Që nga fillimi i pushtimit izraelit të Rripit të Gazës, anëtarët dhe mbështetësit e organizatës terroriste PKK – e njohur gjithashtu si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) dhe Unioni i Komuniteteve të Kurdistanit (PYD)- kanë përdorur vazhdimisht argumente në krahasimin e kurdëve me palestinezët.
Shkruan: Kemal Ozturk – Al-Jazeera / Përkthimi nga arabishtja: Mustafë Bajrami
Këto diskutime u zhvilluan kryesisht brenda Turqisë dhe në diasporën kurde në Evropë. Si përfundim, në lidhje me këtë flet edhe Netanyahu.
Në llogarinë e tij në rrjetet sociale më 22 dhjetor 2023 Netanjahu shkroi: “Erdogan, ushtria e të cilit vrau gra dhe fëmijë në fshatrat kurde brenda dhe jashtë Turqisë, dhe që uzurpoi Qipron veriore, nuk duhet t’i predikojë Izraelit”!
Problemi kurd në Turqi
Në fakt, origjina e problemit daton pas rënies së Perandorisë Osmane.Turqia ka pasur një problem të kahershëm dhe shumë kompleks. Në atë kohë, shteti nuk e njihte identitetin etnik, gjuhën, historinë dhe ekzistencën e kurdëve dhe për këtë arsye të folurit në gjuhën kurde ishte e ndaluar për shumë vite.
Ç’është e vërteta, nuk ka nevojë të diskutohen problemet e tjera të një kombi që nuk mund ta flasë gjuhën e tij amtare. Në terren u shfaqën organizata të armatosura – si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit – ku dhe filluan periudhat e konfliktit të armatosur mes tyre dhe Turqisë.
Megjithatë, kur Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002, ai pati një zgjidhje për problemet në rritje të republikës, një prej të cilave ishte çështja kurde që kishte vazhduar për gati një shekull.
Hapat radikalë të Erdoganit për çështjen kurde
Para vitit 2002: Nëse do të pyesnit një anëtar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ose përkrahësit e saj se përse e mbështeti organizatën e armatosur, ai mund t’ju jepte një listë me të paktën njëzet arsye, e para prej të cilave ishte pengimi i të folurit kurdisht, gjuhën e tij amtare.
Erdogan filloi një iniciativë të quajtur: “Procesi i Paqes”. Për t’i dhënë fund këtij problemi, ai formoi një komitet me njerëz të besuar në Turqi, bazuar në njohuritë dhe reputacionin e tyre, dhe i dërgoi në të gjithë vendin për të diskutuar se si të zgjidhej kjo çështje.
Marrëveshja e përbashkët ishte që kurdët të flisnin gjuhën e tyre amtare, që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të ndalonte sulmet e saj të armatosura dhe që ata të jetonin së bashku në paqe.
Në këtë proces kam qenë i përfshirë edhe si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Erdogan. Gjithashtu, si një njeri që babain e ka turk dhe nënën kurde, unë isha një nga dëshmitarët e rëndësishëm të këtij problemi, pasi e shikoja me habi nënën time që nuk fliste gjuhën e saj amtare.
Në fund, Erdogan mori vendime të guximshme dhe radikale për të zgjidhur problemin kurd. Në krye të këtyre vendimeve ishte heqja e ndalimit të të folurit, të shkruarit dhe të kompozimit të muzikës në gjuhën kurde.
Përveç kësaj; Korporata Turke e Radios dhe Televizionit (TRT) krijoi një kanal që transmetonte në gjuhën kurde. Anadolu Agency – agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë – filloi publikimin e lajmeve në gjuhën kurde për herë të parë në historinë e saj 100-vjeçare dhe unë pata nderin ta hap këtë shërbim në vitin 2012 si Drejtor i Përgjithshëm.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe shkelja e marrëveshjes nga ana e saj
Qeveria turke prezantoi një sistem preferencial për njerëzit që dëshironin të arsimoheshin në gjuhën kurde në shkolla, për shembull, mund të kompozoni muzikë në gjuhën kurde, të botoni një gazetë ose revistë ose të bëni transmetime televizive. Për më tepër; U bënë shumë reforma të tjera dhe si rrjedhojë vendi përjetoi një atmosferë paqeje dhe gëzimi të plotë.
Prandaj; Popullariteti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në zonat ku jetojnë kurdët është rritur ndjeshëm dhe Partia Demokratike e Popullit, e cila pretendon të përfaqësojë kurdët, u bë partia e dytë më e madhe në sytë e kurdëve.
Nga ana tjetër, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdoi t’i përmbahej vendimit të saj për të mos kryer asnjë akt dhune. Por pas shpërthimit të luftës civile në Siri, situata ndryshoi.
Pas ndezjes së konfliktit në Siri, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i ofruan PKK-së të krijojë një shtet të pavarur në territorin sirian. Ky shtet, i cili do të njihej si “Roxhava”, do të binte nën kujdesin e SHBA-ve dhe Izraelit.
Kushti themelor i kësaj marrëveshjeje ishte që PKK të luftojë ISIS-in, të ndalojë procesin e paqes dhe të kthehet në luftën e armatosur kundër Turqisë.
Në të vërtetë, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ra dakord me këtë marrëveshje. Ai krijoi një ushtri në Siri të njohur si: “Njësitë e Mbrojtjes së Popullit” (YPG), të cilave Shtetet e Bashkuara i dhanë armë miliarda dollarësh.
Megjithëqë kjo ushtri kishte për detyrë të luftonte ISIS-in, pas humbjes së ISIS-it, SHBA-të vazhduan të armatosnin atë.
Në vitin 2016, PKK u përpoq të kontrollonte qytete dhe qyteza në Turqi, si: Sur, Nusaybin, Ibn Omar dhe Silopi.
Në atë kohë isha gazetar dhe shkoja në këto qytete dhe i shihja betejat nga afër. PKK dëshironte t’i ndante këto zona nga Turqia dhe t’i shtonte ato në shtetin që shpresonte të krijonte në Siri.
S’do mend se në këto zona pati përleshje të dhunshme dhe shkatërrime e humbje të mëdha. Megjithatë, këto zona u pastruan nga PKK dhe të gjitha ndërtesat që ajo shkatërroi u rindërtuan.
Përndryshe, këto veprime nga PKK shkaktuan një reagim të madh negativ nga populli kurd ku partia më u tregua e paaftë për të kryer ndonjë veprim brenda Turqisë. Turqia gjithashtu kundërshtoi fuqishëm krijimin e një shteti të PKK-së në Siri dhe kreu operacione ushtarake jashtë vendit.
Kështu që, ajo që po ndodh në Siri nuk është masakra kundër civilëve, siç pretendoi Netanyahu, por më tepër një luftë kundër një organizate të armatosur terroriste që përpiqet të pushtojë territorin turk.
Nuk ka krahasim mes Palestinës dhe çështjes kurde
Lëvizjet separatiste, marksiste dhe majtiste kurde kanë një kompleks ndaj çështjes së Palestinës. Ata kritikojnë: “Pse të gjithë e mbështesin kauzën palestineze në botën islame, ndërsa askush nuk e mbështet lëvizjen kurde?” Ata gjithashtu thonë: “Ju mbroni të drejtën e palestinezëve për një shtet të pavarur, atëherë pse nuk mbroni të drejtën e kurdëve për një shtet?” A janë të ngjashme të dyja gjërat?
Palestina nuk është emri i një identiteti etnik, por emri i një rajoni në të cilin përfshihet Jeruzalemi, dhe është detyrë e të gjithë muslimanëve: kurdëve, arabëve dhe turqve, të mbrojnë pavarësinë e Jeruzalemit. Në fakt, pothuajse të gjithë kurdët fetarë, edhe nëse nuk janë të majtë, mbrojnë dhe mbështesin çështjen palestineze.
Është një gabim i madh që lëvizjet separatiste kurde të përkufizohen apo të masin veten me palestinezët. Palestinezët po luftojnë për të rifituar tokat e tyre të pushtuara, ndërsa organizata të tilla si PKK, YPG, Unioni i Komuniteteve të Kurdistanit (KKU) dhe Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit (PYD)- emra të ndryshëm por që përfaqësojnë të njëjtin qëllim – po përpiqen të pushtojnë ose ndarjen e tokave të vendeve të tjera.
Palestina është një shtet i njohur nga Kombet e Bashkuara dhe i përmendur në marrëveshjet ndërkombëtare dhe Izraeli ka pushtuar tokat e tij.
Në Turqi, shumica e kurdëve kundërshtojnë fuqimisht krijimin e një shteti të veçantë kurd. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve në përpjekjet e tyre për të krijuar një shtet të Kurdistanit duke rrëmbyer tokat nga 4 vende: (Turqia, Siria dhe Iraku). , dhe Irani).
Izraeli është një nga rrënjët kryesore të problemit kurd
Nëse tani pyesni ndonjë mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që po kryen aksione të armatosura kundër Turqisë, pse e mbështetni organizatën?, ai ose ajo mund të listojë disa gjëra në listën që ekziston për 25 vjet. Këto arsye nuk justifikohen më për t’u mbrojtur me armë. Megjithatë, PKK vazhdon sulmet e saj të armatosura.
Ajo që është thelbësore është që çdo komb duhet të ketë një shtet demokratik në të cilin mund ta gëzojë lirshëm gjuhën, kulturën dhe traditat e vet. Dhe so, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, etj., janë kthyer në organizata të armatosura të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe të trajnuara nga Izraeli dhe të kthyera në mercenarë. Zyrtarët e saj të lartë nuk janë më as kurdë.
Javen e shkuar; PKK sulmoi bazat turke në Irakun verior dhe ranë dëshmor 12 ushtarë. Arsyeja për këtë është edhe mbështetja e fortë e Turqisë për çështjen palestineze, dhe, Netanyahu nuk i bëri ato deklarata kot. Izraeli është një nga palët e problemit kurd dhe po e përdor këtë si kartë presioni ndaj Turqisë, Iranit, Irakut dhe Sirisë.
Si përfundim: Ata do të vazhdojnë ta përdorin këtë kartë në periudha të ardhshme dhe PKK do të sulmojë çdo vend që SHBA dhe Izraeli duan të mbajnë përgjegjës.