Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit!

Edward JosephProfesori i studimeve të avancuara në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në rajon.

Joseph tha se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe.

“Një kujtesë se e ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës nuk varet nga rastet gjyqësore të cilat Beogradi do t’i sfidojë me ose me Dodik, por nga Kosova. Shikoni izolimin kronik të Kosovës nga Vuçiq, Bërnabiq, Daçiq. Ata e dinë se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe, duke i hapur rrugën reformës kushtetuese në BeH. Kjo është arsyeja pse njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit. E gjithë kjo është përcaktuar në “Raportin tonë të krizës ndaj konvergjencës” të janarit 2022″, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

/GazetaSinjali/

Postime të ngjajshme