ME RËNDËSI (Për ata që interesohen të dinë se çka po ndodh në botë)!
Ata që i kanë përcjellë intervistat e mia në Top Channel teksa kam folur për shkaqet dhe pasojat e luftës në Gaza, sigurisht se kanë vërejtur ndërlidhjen që e kam bërë midis asaj që po ndodhë atje dhe këto që po përgatiten të ndodhin në Amerikën Latine.
Dikujt mund të i jenë dukur shpjegime si “megalomane”, andaj me të drejtë mund të kenë pyetur: Çfarë lidhje kanë veprimet e Izraelit në Gaza dhe Izraelit në Kolumbi, Brazil, Kili, Ekuador dhe Argjentinë. E sidomos në Argjentinë. Apo, çfarë lidhje ka midis shfarosjes masive në Gaza dhe Doktrinës Monroe të vitit 1823! (Doktrina Monroe e presidentit amerikan James Monroe është “vendimi” amerikan kundër ish-kolonistëve evropian në Amerikën Latine, Spanja, Portugalia, Holanda, Franca dhe Britania që të mos përzihen fortë në Amerikën Latine sepse është zonë interesi e SHBA-ve. Përndryshe, do të kenë punë me SHBA-të!).
Tani po e them më troç:
Presidenti i ri i Argjentinës ka shpallur botërisht përqafimin e judaizmit si fe, dhe, për çudinë e krejt botës falimentoi valutën e vendit të tij dhe po fut në përdorim dollarin amerikan. Që i bjen se Izraeli tani e tutje do të ketë të njëjtin rol për SHBA-të në Amerikën Latine sikur që e kishte deri më tani në Lindje të Mesme.
Kështu që Venezuela që konsiderohet vendi më i pasur me naftë në botë, kundërshtare e SHBA-ve, ka filluar të lëvizë ushtarakisht drejt Guajanës, në të cilin vend janë zbuluar rezervat më të mëdha në botë të naftës, arit dhe diamantit.
Thënë më qartë, pas luftës në Ukrainë e tani në Gaza, Amerika Latine e ka rendin. Kësaj tragjedie mund t’i shpëtojë vetëm nëse presidenti venezuelas Maduro tërhiqet nga vendimet e tij të fundit për ta aneksuar Guajanën.
Thash, Guajana dhe ato dy-tri shtete të vogla në veri të Amerikës Jugore janë po aq të rëndësishme për interesat amerikane sa edhe Lindja e Mesme këndej Atlantiku.
Suma-sumarum: Amerika Latine është para një lufte të hapur në të cilën luftë Izraeli do të luaj një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar kundër shtrirjes së ndikimit të Kinës atje me dy aleatët e saj kryesorë: Rusinë dhe Iranin…!