Ministri i Jashtëm i Izraelit ka kritikuar ashpër Antonio Guterresin, pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se situata në Gaza po “përkeqësohet shpejt”.
Siç raporton Sky News, Eli Cohen tha se mandati i Guterres është një “rrezik për paqen botërore” dhe pretendoi se komentet e tij mbështesin Hamasin, transmeton Telegrafi.
Ai përsëriti gjithashtu një thirrje urgjente për një armëpushim humanitar, dhe paralajmëroi se bombardimet e Izraelit së shpejti do të çojnë në një prishje të plotë të rendit publik.
“Kushdo që mbështet paqen botërore duhet të mbështesë çlirimin e Gazës nga Hamasi”, shtoi ai.
Ishte hera e parë që kur Guterres mori drejtimin e OKB-së në vitin 2017, që i shkruan Këshillit të Sigurimit sipas artikullit, i cili e lejon atë të sjellë në vëmendjen e këshillit çdo çështje që ai beson se kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.