Në teorinë mbi konfliktet e armatosura bota ka njohur fenomene të çuditshme shkatërrimesh kolosale përgjatë gjithë historisë.
Shkruan: Prof. Dr. Bahri Gashi
Megjithatë, rrallëherë ka ndodhur, sidomos në kohët e fundit, që në një kohë kaq të shkurtër dhe në një perimetër kaq të vogël të betejës, të vriten kaq shumë viktima civile, derisa tragjedia rritet, kur në mesin të vrarëve 60% e tyre janë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Veprimet sinkronizuese luftarake të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) me qëllim të arritjes me çdo kusht të objektivave ushtarake, nuk nënkuptojnë asgjësimin e çdo lloj objektivi që del përpara, sikurse bombardimi i karakterit masiv.
Në Lindje të Mesme, përgjatë kohëzgjatjes së konfliktit, e sidomos tani në Gaza nuk janë respektuar disa lloje të konventave, traktateve dhe protokolleve ndërkombëtare mbi luftën, praktikisht përdorimit të disa armëve konvencionale me efekt vdekjeprurës, atë të rrezeve X (iks) në trupin e njeriut, efektin e ndaluar të përdorimit të llojeve të armëve të ndaluara shkatrruese kundër popullatës civile.
Përdorimi i çfarëdo lloj arme konvencionale shënjestruese nga toka, deti dhe ajri kundër njeriut të pambrojtur, individualisht dhe kolektivisht është i ndaluar, këtu hyjnë të gjitha llojet e bombave shpërthyese, llojet e raketave të shkatërrimit masiv, përveç në rastet kur mund të përdoren armë më pak të dëmshme për ta detyruar një person a grup, që të “dalë nga lufta” (hors de combat). Përveç kësaj, nëse përdoren këto armë, atëherë duhet patur kujdes të veçantë që të shmangen ose të zvogëlohen, në princip humbjet e rastësishme të jetës së civilëve, lëndimi dhe plagosja e civilëve dhe dëmtimi i objekteve civile.
De-humanizimi i së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare
E drejta Ndërkombërare Humanitare Zakonore ka rregulluar sjelljen e përgjegjshme të palëve në konflikt, lidhur mbi të drejtat dhe detyrimet që dalin nga protokollet dhe shtojcat se si duhet vepruar nën efektin e luftimeve, sjelljen e përgjegjshme të palëve në konflikt, duke pasur parasysh gjithnjë në prioritet mbrojtjen dhe sigurinë në këto elemente:
1.Parimi i dallimit; 2. Personat dhe objektet e mbrojtura në veçanti; 3. Metodat e posaçme të luftës; 4. Armët; 5.Trajtimi i civilëve dhe i personave hors de combat (që nuk marrin pjesë në luftë) si dhe 5. Zbatimi; 6. Ndalimi i vdekjes nga uria; 7. Ndalimi i sulmeve kundër objekteve të pazëvendësueshme për mbijetesën e popullatës civile; 8. Obligimi për të respektuar garancitë fundamentale të civilëve dhe personave (hors de combat); 9 Obligimi për të kërkuar, gjetur, respektuar dhe mbrojtur të plagosurit, të sëmurët dhe anijembyturit;10 Obligimi për të kërkuar dhe mbrojtur të vdekurit;11 Obligimi për të mbrojtur personat e privuar nga liria; 12 Ndalimi i lëvizjes me dhunë të civilëve; dhe 13 Mbrojtja e veçantë e garantuar për gratë dhe fëmijët.
De-humanizimi i luftës si proces në terren konflikti, duke mos u kujdesur që të ruhen këto parime si resurse vitale, përfshirë; të paarmatosurit, viktimat civile, spitalet, shkollat, objektet fetare dhe objektet individuale dhe kolektive në zona të populluara urbane, etj.
Shkatërrimet masive nga ushtria Izraelite, duke përdorur forca dhe gjini të sinkronizuara ushtarake nga ajri, toka dhe deti, në këtë perimetër të ngushtë në qytetin e dy milionë banorëve palestinez në Gaza, iu ngjasojnë pamjeve shkatërrimtare të një territori drejt një katastrofe apokaliptike nga mosarritja me kohë e mbrojtjes ndërkombëtare.
Gjeopolitika e konflikteve të hapura dhe krizat luftarake janë gjithnjë e më shumë të përhapura sot në botë si pasojë e interesave të ndryshme gjeopolitike. Konflikti arabo-izraelit, dikur izraelito-palestinez apo i rinjohur tani si konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit, përbën tërësinë e rrjedhës historike të konfliktit të pazgjidhur mdis dy popujve abrahamik dhe jo vetëm. Situata përkeqësohet vazhdimisht në kontekstin e interesave për territore të reja të Izraelit në tokat e okupuara palestineze.
Vëllimet Kritike; Gjeostrategjia e konflikteve
Brishtësia e Paqes në Ballkan, përmes ndikimit rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor (Paqja e munguar) rreziku i ri-fillimit të konflikteve në Ballkan, si shpërqëndrim i vëmendjes nga konflikti i tejzgjatur konvencional në Europë, Ukrainë – Rusi; Konflikti historik në Lindjen e Mesme, tani në Gaza Izrael – Palestinë, rreziku i përhapjes së këtij konflikti në Lindje të Mesme në mes të Israelit – Iranit dhe vendeve të tjera arabe dhe jo arabe, përfshi Turqinë; Konfliktet e ngrira në mes të Indisë dhe Pakistanit; Konfliktet gjithandej në lindje të largët në Kinë; Konfliktet në mes dy Koreve; Konfliktet në kontinetin afrikan, Konfliktet e pazgjidhura në mes Turqisë dhe Greqisë për dominim në Detin e Zi, pozicion i një rëndësie strategjike, si dhe shumë konflikte të tjera problematike në botë për resurse të reja, përbënë kompleksitetin e llojeve, specifikave dhe asimetrive që i ngërthejnë këto konflikte, që detyrimisht rrjedha e tyre sfidon modelin aktual të rendit botëror.
Gjeoekonomia e interesave përmbledhur në një paragraf
Këndvështrimi i kontrollit të financave, burimeve të reja energjetike, i posedimit dhe shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të asaj pjese të botës, gjithnjë ka determinuar dominimin e fuqive dhe interesave gjeoekonomike, duke rritur nivelin e konflikteve në zona të caktuara kudo në botë e sidomos në Lindje të Mesme, Gjirit Persik, Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore.
Rregullimi i ri i rendit botëror në ndikimin e botës së inteligjencës
Derisa kofliktet e sipërpërmendura janë në gjendje aktive lufte në disa vende dhe në disa të tjera në pritje vullkanike të shpërthimit përbëjnë domosdoshmërinë e rikonfigurimit të ri gjeopolitik dhe të rregullimit të rendit të ri botëror. Si një emërtim bota e inteligjencës, që zakonisht përceptohet si “Teoria e komplotit”, me të cilin nënkuptohet rikonfigurimi i një shoqërie të fuqishme, që ka hedhur komplotet përmes konflikteve asimetrike për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore. Ky lloj sistemi ka të ngjarë që rendi i ri botëror të vie si një teori e përbashkët, që shfaqet si në pikëpamjen fetare e po ashtu edhe në atë bashkëkohore, por që pikësynimi i vetëm janë interesat e mëdha kozmopolite të kontrollit ndaj kapitalit financiar, resurseve, praktikisht dominimit në planet.
Asimentritë e dy ekzistencave; shtetit të Izraelit dhe shtetit palestinez
Aktualisht, konfliktit të tanishëm luftarak i duhet armëpushimi i menjëhershëm, fillimi i negociatave, lirimi i pengjeve, bisedimet shumëpalëshe për uljen e tensioneve dhe zvogëlimin e armiqësive historike. Përpjekjet e krahut politik Fatah-ut dhe krahut ushtarak Hamasit kanë një qëllim, rikthimin e tokave të okupuara dhe njohjen e shtetit të Palestinës konform rezolutave të OKB-së, të njëpasnjëshme në territoret e plota me Jerusalemin kryeqytet deJure, formalisht Ramallahun.
Konteksti i de-humanizimit përbën thellësitë e ashpërsive brenda historisë së dy popujve abrahamik, të parit çmenduria ndaj izraelitëve në periudhën e Holokaustit dhe aktualisht kundër popullit palestinez nga Izraeli në demokracinë e vlerave humane. De-humanizimi ndaj izraelitëve midis të shtypurve për liri nga e kaluara e hidhur, rrëshqitshëm nga beteja e sigurisë ndaj shtetit të tyre për të rigjetur të “drejtën humane” për shtetin e tyre, me mjete konvencionale, padrejtësisht shpërfaqin ri-dehumanizimin ndaj civilëve, si një konflikt i rindezur për të mos u ndalë. Si duket derisa shoqëria arabo-izraelite ka hyrë thellë në konflikte ekzistenciale, armiqësitë nuk kanë të ndalur, përfshirë botëkuptimin e gabuar të ideologjisë nga elementi fetar, fatkeqësisht doktrinë e dy popujve për shkatërrimin dhe zhdukjen e njëri-tjetrit.
Shënim:
(Autori është doktor shkence, profesor në programin Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)