Shtypi izraelit shkruan se administrata amerikane po i bënte presion Izraelit që të mos fillonte luftë me Hezbollahun në Liban, shkruan Gazeta Times of Israel, përcjell Yeni Safak.
Në raportin e gazetës të bazuar në dy zyrtarë të paidentifikuar, thuhet se Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje për të parandaluar shtrirjen e konfliktit përtej Rripit të Gazës.
Zyrtarët që folën për gazetën thanë se SHBA-të kishin paralajmëruar ashpër privatisht dhe publikisht Hezbollahun dhe Iranin që të mos fillonin një luftë në frontin verior të Izraelit.
Sipas zyrtarëve, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu Izraelin që të jetë i kujdesshëm kur t’i përgjigjet sulmeve të Hezbollahut dhe vuri në dukje se një gabim i ushtrisë izraelite në Liban mund të çojë në një luftë shumë më të madhe.
Lajmi vuri në dukje se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë së fundi i kanë përcjellë mesazhin administratës së Tel Avivit se ushtria amerikane do të mbështesë ushtrinë izraelite nëse Hezbollahu fillon një luftë kundër Izraelit.
Biden e mohoi
Megjithatë, në lajm është përfshirë edhe deklarata e presidentit amerikan Joe Biden për gazetarët në aeroplan pas vizitës së tij dje në Tel Aviv, duke thënë se “nuk ishte thënë kurrë se ushtria amerikane do të merrte pjesë në hapjen e një fronti me Hezbollahun”.
Ndërsa Izraeli ka vazhduar sulmet e tij në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori, tensioni po rritet edhe në kufirin libanez.
Sipas Yeni Safak, në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 12 Hezbollah, 2 pjesëtarë të Xhihadit Islamik, 1 gazetar dhe 2 civilë.
Në sulmet e kryera nga Libani vdiqën 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit.