Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan u takua me përfaqësuesit e mediave në Ankara. Ai ka folur për për përpjekjet diplomatike që po i bënë Turqia në zgjidhjen e tensionit në Gaza dhe njoftoi se vendi i tij i ka përcjellë Palestinës ofertën e saj për t’u bërë garantuese, shkruan Haber7.
Duke vënë në dukje se ajo që ndodhi me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor ishte një surprizë për të gjithë, veçanërisht për Izraelin. Befasuese ishte sidomos mënyra e kalimit nga Gaza në Izraeil i grupeve të armatosura palestineze.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të dërgohet një forcë paqeruajtëse në rajon nga Turqia, Hakan Fidan tha se “ne nuk e kemi hapur në diskutim çështjen e garancisë, të jem i sinqertë, por po e paraqesim si idenë kryesore për palët me të cilët jemi duke biseduar”.
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë gjtihashtu se kjo situatë është një çështje që nxjerr në pah dobësinë e sistemit të sigurisë izraelite dhe do të diskutohet për shumë vite.
“Cilat rrethana çuan në ngjarjen e 7 tetorit? Ndoshta duhet të flasim për këtë veçmas. Kjo tashmë është çështja kryesore. Sigurisht që nuk miratojmë asnjë veprim që synon civilët. Përkundrazi, ne dënojmë shënjestrimin e civilëve. Këtë e ka thënë edhe presidenti ynë edhe ne në çdo platformë bisedimesh. Këtë e mbajmë vazhdimisht në agjendë në takimet tona me bashkëbiseduesit tanë” ka thënë ai.
Lidhur me sulmin e Hamasit, Hakkan Fidan tha: “Ne theksojmë se civilët nuk duhet të jenë në shënjestër, pa bërë asnjë klasifikim. Meqenëse perëndimorët e përcaktojnë Hamasin si një organizatë terroriste, ata vlerësojnë të gjitha llojet e aktiviteteve të Hamasit brenda kornizës së terrorizmit. Ne themi se Hamasi nuk duhet të synojë civilët”.
Fidan deklaroi se kur Izraeli filloi operacionet e tij, Turqia shprehu shqetësim serioz për qëndrimin ndaj amerikanëve, izraelitëve, palëve të tjera dhe civilëve, dhe më pas filloi një trafik intensiv i takimeve dhe udhëtimeve.
Duke kujtuar se janë takuar shumë herë me homologët e tyre dhe zyrtarë të vendeve të tjera me kërkesë të amerikanëve, Fidan tha: “Siç e dini, ne shkuam në Egjipt. Nesër do të shkojmë në Liban. Pas Libanit, ka një takim të jashtëzakonshëm urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në nivel të Ministrave të Jashtëm në Jeddah. “Ne do të shkojmë atje. Presidenti ynë ka trafik intensiv kontakti, sikur edhe ministri i jashtëm si dhe njësitë e inteligjencës”./Gazeta Mejdani/