Sot në emisionin Frontal të televizionit T7 ka qenë i ftuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ku ka komentuar të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër.
Për Vjosa Osmanin, e cila është kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ka dyshime për qëndrueshmërinë e saj. Sipas Haradinaj, Osmani nuk shquhet për qëndrueshmëri në ndonjë rast specifik, por njihet vetëm për atë që ka dhënë në “pozicione publike e teorike”.
Thotë që ka dyshimet e tij nëse Vjosa Osmani do ta përballonte presionin që Kadri Veseli e Hashim Thaçi ia kishin bërë atij, në lidhje me taksën.
Siç shkruan Gazeta Express, Haradinaj e ka quajtur edhe njëherë mashtrues kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Haradinaj ka thënë gjithashtu se nëse Albin Kurti ka rrëzuar një kamion me mallra serbe, qeveria e tij i ka ndaluar tërësisht ato./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post