Në një postim të tij në Facebook, Dr. Bajrami i është drejtuar qytetarëve me një apel ku i thërret të përmbahen nga ofendimet dhe sharjet mes vete.
Sipas tij, të hidhërohen njerëzit e shokët mes vete për shkak të bindjeve të tyre politike, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, nuk është punë e mençur. Ajo është papjekuri dhe paaftësi për ta kuptuar drejtë jetën.
Ai ka thënë gjithashtu se secili ka të drejtë të do të veten, të anojë kah një krah politik, të promovojë vlerat e një krahu tjetër politik, por assesi të eskalohet deri në përmasa sa të urrehemi mes vete.
“Duaje tënden, por mos e urrej tjetrin. Kuptojeni politikën dhe bëhuni nga ata që nuk (ke)përdoren lehtë nga të tjerët”, ka thënë në fund të fjalës së tij, studiuesi i shkencave islame, Mustafa Bajrami.
Shkrimi i tij i plotë:
Apel e lutje të gjithë miqve të mi këtu në Facebook dhe të tjerëve gjithandej;
Kurrë mos lejoni të hidhëroheni mes vete deri në skajshmëri për shkak të animeve tuaja politike. Sepse, nesër shumë parti politike do të bëhen bashkë, për shumë arsye. Në fund të fundit ato duhet të bashkëpunojnë mes vete, pa marrë parasysh sa e sulmojnë njëra tjetrën sot. E ju pastaj do të mbeteni të hidhëruar.
Mos e ofendoni njëri tjetrin, mos e shani, mos e shantazhoni, por bëni garë ‘burrnore’ mes vete. Lavdëroni tuajën, mbroni atë, por mos e shani tjetrën. Mos i urreni të tjerët vetëm pse nuk mendojnë si ju. Nuk ja vlen ta humbni një mik, apo një dost, apo një mësues, apo një nxënës, apo një koleg, apo një nxënës apo një hoxhë për shkak se ju do të simpatizoni një parti politike. Merreni me fleksibilitet këtë mesele që nuk do të zgjatë më shumë se një muaj.
Kuptojeni politikën e bëhuni nga ata që nuk (keq)përdoren lehtë nga të tjerët..! /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post