Në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, deri më tani kanë lindur 16 foshnje.
Këtë e ka bërë të ditur gjinekologu, njëherit edhe mjeku kujdestar, Zef Ndrejaj, i cili tregoi se sa prej tyre janë me lindje normale dhe sa me prerje cezariane.
“Prej orës 12 të mesnatës e deri më tani kanë ardhur në jetë 16 foshnje, 4 prej tyre me prerje cezariane, ndërsa 12 me lindje normale.Gjendja e nënave dhe e foshnjave është e mirë, nuk kemi pasur ndonjë problem”, tha ai për Klan Kosova.
Tutje, Ndrejaj tha se çdoherë është kënaqësi kur lind një foshnje në gjendje të mirë dhe se pastaj ata vazhdojmë punën më me vullnet.