Ose do t’i përmysë frika ose do t’i kthjellë liria.
Shkruan: M. L. Hiler
Disa do t’ju quajnë “të çuditshëm” ose “të çmendur” sepse keni lindur me dhuratën për t’i parë gjërat ndryshe, më ndryshe dhe dijeni se kjo i tremb!
Vetëm pse ju keni lindur me vlerën për t’i lejuar vetes të provoni gjithçka plotësisht, kjo i frikëson ata, andaj do t’ju quajnë edhe «të tmerrshëm»!
(Tmerr çfarë ne kemi toleruar me vite.)
Pastaj, shumë nga ata do t’ju quajnë « egoistë » sepse jeni në qasjen më të hapur për atdheun e meqë ju jeni duke dëshmuar se jeni gjëja më e rëndësishme në jetën aktuale të Kosovës, kjo nuk iu shkon mirë atyre.
Egziston mundësia që ata për një kohë të gjatë të ju quajnë me emra të llojllojshëm, në shumë mënyra, me shumë gjykime e paragjykime.
E ju, mbi të gjitha, qëndroni të qetë në veten tuaj dhe në atë që dëshironi të realizoni. Ju premtoj se një ditë do t’ju thërrasin për t’ju thënë: « Faleminderit që ekzistoni! »
Në këtë kohë, janë tetëdhjetëpërqind e popullit që pajtohen me veprimet e juaja. Ata le t’i lëmë në rrugën që kanë zgjedhur: ose do t’i përmysë frika ose do t’i kthjellë liria!
(Mirishahe Limani Hiler, 30/09/23)