Deputeti i Partisë Demokratike serbe, Serdan Milivojeviq tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit.
Duke komentuar deklaratat e ministrit, Xhelal Sveçla se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq udhëhoqi 30 serbët që sulmuan policinë në Banjskë të dielën, Milivojeviq tha se pjesëmarrja e Radoiçiqit në atë ngjarje tragjike nuk do të ishte befasi.
Ai shtoi se shtrohet pyetja se përse merr rrogë drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, ”i cili duhet të përgjigjet se kush e çoi në vdekje rininë serbe të dielën”.