Dita kur vihet në dyshim laiciteti shqiptar dhe kryeministri i vendit nuk e ka problem ta shkeli atë. Banka e Shqipërisë ka prodhuar një monedhë me figurën e Shën Terezës, me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së saj. Madje u bënë edhe festime me rastin e largimit nga kjo botë ku nderimet e fundit iu bënë në Kalkuta të Indisë.
Shkruan: Rolad A. Hysa
Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Mu për këtë Fatos Nano gjatë qeverisjes së tij e shpalli ditë pushimi 19 tetorin. Qeverisja Nano është e mirënjohur edhe pse Ditën e Ballokumeve deshi ta sillte nga Elbasani në Tiranë dhe kjo ndezi zemërimin e elbasanllinjve.
Parimet e laicitetit mund të themi se janë shkelur nga Edi Rama dhe pjesa muslimane është lënë “në harresë” qëllimisht. Megjithatē kjo neve thjesht na bën përshtypje pse jemi pjesa më e madhe e shqiptarëve në masën 70 përqind. Pikërisht kjo përqindje na jep komoditetin dhe rehatinë për t’ju drejtuar drejtpërdrejt dhe me ballin hapur shqiptarëve që ne jemi shumica dhe jo pakica.
Kryeministri le t’i shkeli parimet e laicitetit dhe ne do të vazhdojmë ta ngrejmë zërin tonë për ditë dhe të jemi krenarë si shqiptarë muslimanë. Pavarësisht ndonjë zëri negativ ne nuk tërhiqemi kudo që të jemi dhe kudo ku ka shqiptarë. Ndihemi njësoj me shqiptarët e muslimanët në trojet tona nga Paramithia e deri në Tregun e Ri.
Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997) lindi më 27 Gusht 1910 në Shkup. Në nëntor të vitit 1928, kur ishte në moshën 18-vjeçare, hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës. Më 6 janar 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e vajzave St. Maryderisa në vitin 1944 u emërua drejtoreshë. Rrugëtimi i saj hasi edhe me të venë e Enver Hoxhës, dhe me komunistin e fundit Ramiz Alia, të cilët i hapën rrugë asaj të vendoste një mision me motrat e saj në Tiranë. Monedha 200 lekshe u hodh dhe nuk po e marrim vesh nëse do të bjeri kokë apo pilë, apo do të kthehet para apo mbrapa. Standardi nuk vihet veç në shërbim të elitës, po të gjithë shoqërisë, e kështu jo veç në sinkroni, po në vijimësi. Kjo e vë në shërbim të kohëve, të cilat meqë ndryshojnë, i japin normimit detyra të vijueshme.