Greqia nga dje ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.
Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtabi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive në ishullin e Rodosit.
Disa hotele u dëmtuan ndërsa ka raportime për dhjetëra banesa të djegura.
Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.
Që prej orëve të mbasdites në zonë po dërgohen qindra zjarrfikës, policë dhe ekipe shpëtimi.
- Autoritet greke kanë hapur kampe pushimi për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrëfikëve po punojnë për të izoluar tri vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje.