Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, i ka vlerësuar si “marrëzi absolute” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se organizata nga Gjermania, përfshirë edhe Partinë e Gjelbër gjermane, po financojnë protestat në Serbi.
Në një intervistë për nova.rs, ajo tregon se as presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe keqardhje të vërtetë pas dy tragjedive që goditën Serbinë dhe për këtë arsye çdo javë mijëra qytetarë po dalin në rrugë.
Vuçiq së fundi deklaroi se organizata nga Gjermania, si fondacioni Heinrich Bell, por partitë politike (Zeleni prim.aut) po financojnë protestat në Serbi dhe se autoritetet në Beogradi kanë prova për këtë.
Von Cramon e vlerëson deklaratën si “marrëzi absolute” pasi nuk ekziston një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.
“Unë e mohoj kategorikisht çdo akuzë se organizatat nga Gjermania, përfshirë Partinë tonë të Gjelbër dhe fondacionin tonë – Heinrich Bell, financojnë protesta në Serbi. Pretendime të tilla janë të pabaza dhe shërbejnë vetëm për të treguar se protestat nuk janë një reagim i sinqertë i popullit serb, i cili me të drejtë është i zemëruar me elitën në pushtet për mënyrën se si u përballën me tragjeditë e tmerrshme të muajit maj. Protestat në Beograd dhe në mbarë Serbinë janë kundërshtimet e njerëzve që u prekën nga ajo që ndodhi në shkollat Vladislav Ribnikar dhe Mlladenovac. As presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe keqardhje të vërtetë pas asaj që ndodhi. Prandaj çdo të premte apo të shtunë keni mijëra e mijëra qytetarë në rrugë”, theksoi eurodeputetja gjermane.
Ajo shton se njerëzit e zakonshëm janë të vetëdijshëm se sistemi është pjesërisht përgjegjës për atë që ndodhi në Serbi, duke pasur parasysh situatën mediatike, e cila, siç thekson ajo, ka nxitur urrejtje.
“Prandaj një nga kërkesat kryesore është liria e mediav