Veprat dhe personazhet e literaturës klasike janë aktuale edhe sot, sepse na bëjnë të mendojmë dhe analizojmë
Edhe pse popullariteti i tyre është gjithnjë e më i vogël, literatura klasike jo vetëm që është e përjetshme, por edhe shumëfish e dobishme, transmeton /Gazeta Mejdani/
Adhuruesit e literaturës klasike janë “psikologë” më të mëdhenj, më mirë i vlerësojnë njerëzit, janë më të mëshirshëm dhe më inteligjentë.
Kështu ka treguar studimi i ekspertëve nga Shkolla e Nju-Jorkut për Hulumtime Shoqërore.
Shkencëtarët kanë lutur dy mijë persona që nga regjistri i 130 emrave të dallojnë shkrimtarët, ndër të cilët kanë qenë edhe autorët e veprave klasike të literaturës së lehtë.
Pastaj u janë dhënë fotografi të syve të aktorëve me detyrën që të dallojnë emocionin e shfaqur.
Eksperimenti ka treguar që ata të cilët janë deklaruar si adhurues të klasikes, duke dalluar emrat e Dostojevskit, Tolstoit, Hemingueit, kanë qenë më të mirë në identifikimin e ndjenjave.
Shkencëtarët në bazë të kësaj kanë ardhur në përfundim që veprat dhe personazhet e klasikes pikërisht janë aktuale edhe sot, sepse na bëjnë të mendojmë dhe analizojmë, na ndihmojnë të gjendemi më mirë në kohën bashkëkohore.
Adhuruesit e literaturës klasike janë më inteligjentë për shkak që në ato vepra personazhet janë shumë më kompleksë, andaj truri më shumë “angazhohet”, ndërsa për materie të lehta nuk është i domosdoshëm angazhim i madh. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post