Nëse keni një bebe të vogël, shanset janë se jeni shumë të kujdesshëm për çdo zë apo zhurmë që e bën – fjetur apo zgjuar.
Çdo koll apo gurgullimë është ose emocionuese ose brengosëse, ndërkaq lemzat janë diku në mes të këtyre dyjave.
Në njërën anë, disave u duken të lezetshme bebet me lemzë, por në anën tjetër mund të frikësoheni se ka diçka gabim.
Një studim ka zbuluar se, te bebet, lemza shkaktohet nga ajri i tepërt që futet në lukth gjatë ushqyerjes, ndonëse shkaktari i saktë mbetet i panjohur.
Nëse veç beben tuaj e ka kapur lemza, atëherë gjëja më e mirë që mund ta bëni është ta mbani beben sa më të lumtur dhe duke e ledhatuar në shpinë.
Eventualisht lemza duhet të largohet.
Por, nëse lemza ka vazhduar për disa orë ose shfaqet shpesh, atëherë mirë është të konsultoheni me doktorin. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post