Dhomat e fëmijëve për shkak të zgjedhjes së ngjyrave, çrregullimit të këndshëm dhe të hareshëm të cilin e lënë lodrat e shumta si edhe tapetat e murit dhe të dyshemesë (tepihët, tapeta, muralet…) duken që janë shumë të thjeshta të rregullohen
Mirëpo, disenjatorët e dinë mirë që për rregullimin e kësaj hapësire duhet goxha angazhim.
Dhoma e fëmijëve njëherësh është dhomë edhe për gjumë edhe për pushim, mësim, lojëra, vendosje të rrobave, mjeteve të mësimit, lodrave dhe të gjërave të tjera që u nevojiten fëmijëve.
Krahas kësaj, në hapësirë duhet futur ngjyra të hareshme, por njëherësh edhe të krijohet atmosferë qetësuese.
Disenjatorët duhet t’i balancojnë mirë të gjitha këto funksione dhe të krijojnë hapësirë të bukur, të larmishme dhe praktike, të përshtatshme me moshën e fëmijës.
Nuk është keq të fillohet nga ajo që dhoma të ndahet në dy zona, në mënyrë që të plotësohen të gjitha nevojat.
Gjërat komplikohen edhe më shumë, nëse dhomën e përdorin dy fëmijë të gjinive të kundërta. Atëherë edhe nevoja për balancim stili është edhe më e madhe.
Zgjidhje e mirë gjithsesi është vendosja e perdeve apo e ndonjë paravani afër krevatit. Mirëpo, shumica e prindërve megjithatë më së shpeshti do të vendosin për variantin e krevatit dykatësh, posaçërisht nëse dhomat janë të vogla, kursehet hapësira, ndërkaq fëmijët megjithatë kanë privatësinë.
Tavolinat e punës dhe karriget le të jenë identike (eventualisht me ngjyra të ndryshme). Zgjidhje e mirë janë edhe krevatet me tërheqje, mirëpo patjetër duhet pasur parasysh që për të duhet të ketë vend në dhomë, që mund të tërhiqet shtrati tjetër.
Baza shumëngjyrëshe le të jetë neutrale, pastaj me detaje ngjyrash kontraste do të bëni hapësirën dhe do ta shmangni monotoninë.
Zgjidhni mobilie të sigurta, të forta dhe cilësore të cilat do të përballojnë kërcimet e fëmijëve dhe lojërat me miqtë.
Shikoni në vazhdim pesë propozime të dhomave të këtilla të fëmijëve dhe merrni inspirim!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post