Elmi Reçica pranon ngushëllimin më të veçantë dhe më të dalluar të një date me peshë për të
women’s human hair wigs
nflshop
wig sale
adidas running shoes
nfl jerseys
sex toys for men
cheap nike air max
custom jerseys
adidas ultraboost shoes
buffalo bills Jerseys
custom basketball jersey
custom jersey
custom jerseys basketball
custom baseball jersey
custom jerseys
best wigs
adidas yeezy boost 350
Shkruan: Laureta Osmani
(Letra e jashtëzakonshme ngushëlluese, në komunikimin e tyre të përditshëm, për deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, me rastin e përvjetorit të vdekjes së babait të tij, të cilën ai e vlerësoi si mbështetjen më të fuqishme morale)
Sot, në shënjimin e tri dekadave të përqafimit të përhershëm të amshimit, të njeriut të urtë e të mirë, Rexhep Reçicës, nderuam me pietet, lutje e përkujtim, duke e vizituar vendin ku prehet e pushon përgjithëjetësisht, me rastin e përvjetorit të tij!
Si emër e si figurë, ndonëse jeta plot dallgë e shtigje, s’i dha rastin që të shëndriste. Por kjo, nuk e ndaloi atë, që t’i dhuroj jetës një diamant plot shkëlqim. Dhe 61 vite më parë, me bashkëshorten, Begishen, me vullnetin e Zotit, sollën në jetë, për t’i dhënë kuptim jetës së popullit të Kosovës, Elmiun.
Për atë që e deshe më së shumti; familjen – Elmiu bëri gjithçka që i takoi!
I’u gjetë pranë secilit, i motivoi në shkollim, i mbështeti në punësim, i frymëzoi për respekt e dashuri të ndërsjellë, dhe kësisoj, arriti të kultivojë një ngrohtësi të veçantë familjare, duke qenë shembull për të tjerët!
Për atë që e ëndërrove më së shumti; popullin e atdheun – Elmiu u shkri!
Në vargun e radhëve të aktiviteteve, pozitave e kontributeve të tij, janë shumë numra. Si ish-aktivist i lirive dhe të drejtave të njeriut, punoi papushim për liritë dhe të drejtat e kombit shqiptarë në Kosovë. Si ish i burgosur politik, nuk rreshti së inspiruari bashkëvendasit e bashkëatdhetarët, të rinjtë e të rejat, që me çdo kusht, duhej të mobilizoheshin për qëndresë stoike deri në sublime. Si ish-eprorë i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tregua largpamës e vigjilentë, i përkushtuar e i përbetuar, dhe tejet i bindur në çlirim e pavarësim. Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, u angazhua pandalshëm në zhvillimin dhe forcimin e shtetit, duke qenë përkrahës i vendimeve të duhura në proceset më të rëndësishme. E si ferizajas, ai bëri më të mirën. Ishte, është dhe vazhdon të mbetet mes emrave akronues të Ferizajt, veçanërisht, adresë e familjeve të invalidëve, veteranëve dhe pasardhësve të dëshmorëve të UÇK-së, të cilëve gjithnjë i’u qëndroi pranë. Dhe sot, si rezultat i një jete të tërë në shërbim të njerëzve të këtij vendi, gëzon konsideratën e respektin, për çfarë ti e kishe këshilluar që të punoj.
Liria u arrit, pavarësia u konfirmua, shtetformimi u realizua e shtetndërtimi po bëhet dalëngadalë, dhe në secilën prej tyre, Elmiu shkëlqeu me mundësitë e tij, si dërgim në vend i amanetit tënd të heshtur për këto ideale.
Tani, pas skalitjeve të ndryshme nga zhvillimet në familje e në shoqëri; posedon virtyte të larta e të arta njerëzore, shquhet për modesti, urtësi, maturi, seriozitet, zellshmëri e bashkëpunim! Duket qartë, se jeta me mjeshtrinë e saj, e ka ndërtuar pikërisht siç kishe dëshirë t’a shihje ti, Baca Rexhep, kontribues për tokën tonë deri në rrahjet e fundit të zemrës… prandaj, pusho i qetë!
Sot, në përkujtimin për Ty, ndiejmë mburrje që i fale dheut të Kosovës, një nga njerëzit më të mirë. Nga ne sipër tokës, atje lartë sipër qiejve, pranoji falënderimet dhe mirënjohjen tonë.
Xhaxh, momentet e fjalëve bekuese të prindërve, qofshin ngushëllimi yt deri në ribashkim! Ji i fortë dhe krenar! I përjetshëm qoftë kujtimi për Bacën Rexhep!
Me nderime,
Laureta