Ndër telashet më të shpeshta në familjet kosovare, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shara e kërcënime, por në shumë raste eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës.
Pushimet e fundvitit që erdhën t’i kalojnë në vendlindje, u kthyen në rrëmujë totale për disa mërgimtarë në Gjakovë.
Mësohet se mes tyre dhe familjarëve që jetojnë në Kosovë, ka plasur sherri gjatë ditës së djeshme, ku kunatat nga kurbeti janë përleshur fizikisht me ato që jetojnë në Kosovë.
E gjithë ngjarja kishte filluar pas përfundimit të drekës, ku pas një konflikti verbal ato kanë eskaluar në dhumë fizike ndaj njëra-tjetrës, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.
Tetë anëtarët e familjes Kqira kanë përfunduar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.