Nje thenie e Churchillit, ose qe i mveshet atij, eshte shume domethenese ne marredheniet nderkombertare: “Nuk ka vellazeri mes shteteve, por ka interesa politike dhe ekonomike”.
Shkruan: Amir Ahmeti
Ne momentin kur keto dy interesa gjinden mes dy vendeve ose edhe me shume, pra si ne marredheniet bilaterale apo trilaterale, atehere ato shtete mes vete ndertojne raporte te mira thuaja vellazerore. Nganjehere ndodh qe ekzistojne vetem interesa ekonomike, keshtu qe mjaftojne ato interesa qe bashkepunimi te jete edhe ne aspektin politik, si dhe anasjelltas. Kuptohet qe ka edhe interesa tjera mes shteteve qe ndikojne ne marredheniet mes tyre, por ne do te mjaftojme se elaboruari temen tone nga ky prizem.
Ndersa kur vjen momenti i venitjes ose i zhdukjes totale te ketyre interesave, edhe raportet e deri djeshme “vellazerore” do te marrin nje kahje tjeter. Keto raporte nuk ndryshojne shpejt pasi jane ndertuar ato por, per disa dekada, shume lehte mund te vie te zbehja e raporteve, e madje edhe e konfrontimit. Nese lexojme vetem historine boterore te shekullit te fundit, shume lehte mund te konkludohet ky konstatim. Madje do te zbulojme se si marredheniet nderkombetare jane shume komplekse, ku vetem nje fije e holle i ndane ato raporte. Sot jeni ne nje aleance dhe pas nje kohe te shkurter mund te jeni perballe njeri tjetrit si armiq.
Aleanca veriatlantike NATO, ngerthen ne vete shume shtete, nga kontinente te ndryshme, kultura e besime te ndryshme poashtu. Megjithate jane interesat politike te parat interesa te cilat e mbajne gjalle aleancen, edhe perkunder ferkimeve te shpeshta mes vendeve anetare per vija te trasha politike.
Jemi deshmitare te situates se fundit te ndikuar nga lufta mes Ukraines dhe Rusise. Shtetet anetare te BE-se te cilat nuk ishin anetare ne NATO, sot me cdo kusht duan te jene pjese e kesaj organizate te sigurise, te cilat deri dje kishin shume here ftese per te qene pjese e saj por e shihnin te panevojshme. Frika nga fqinji verior, Finlanda dhe Suedia kane aplikuar per te qene pjese e NATO-se. Madje Suedia do te nderprese 200 vjet te mosaleancave ushtarake. Pra per nje periudhe te shkurter u ndryshua pjesa me e lavdishme e historise paqesore te Suedise. Po nga keto zhvillime, morem edhe nje mesim gjeopolitik e gjeostrategjik. Derisa duhet miratimi i secilit vend anetar te NATO-se per te pranuar anetaret e rinj, Turqia, njera prej anetareve kryesore te NATO-se, iu caktoi me marifet disa kushte ketyre dy shteteve. Finlanda dhe Suedia me 2019 i kishin vendosur embargo te armeve Turqise. Por ato tani u detyruan t’i anulojne ato vendime ne kembim te riparimit te raporteve me Turqine. Poashtu Turqia ka akuzuar Finlanden dhe Suedine se po mbajne ne vendet e tyre pjestare te organizatave terroriste si PKK, YPG, PYD dhe levizjes Gulen. Tani me kerkese te Turqise Finlanda dhe Suedia kane filluar dorezimin e te kerkuarve. Deri tani Finlanda i ka dorezuar autoriteteve turke 2 prej 10 te kerkuarve nga Turqia.
Te gjithe e dijme luften amerikane kunder Talibaneve ne Afghanistan. Ata dje ishin aleate kunder Bashkimit Sovjetik, por pas dy dekadava u gjenden perballe njera tjetres. E pas dy dekadave tjera ne lufte, ata nenshkruan paqen ne Katar. Isha prezent kur ambasadori amerikan Zalmay i zgjati doren perfaqesuesit taliban Baradar dhe nenshkruan marreveshjen e paqes ne Shtator te vitit 2020 ne Doha. ShBA nuk pajtohet as sot me qeverisjen e talibaneve, por ata u terhoqen nga Afganistani, ku ishin ne nje lufte te pafunde. Nje interes qe ishte dje, sot mund te jete nje kokedhimbje, keshtu ndodhe me luften, perfundimin e saj dhe aleancat.
Historia na meson per shume aleanca e kunderaleanca. Para fillimit te luftes se dyte boterore, me 1939, Hitleri dhe Stalini bene aleance per ta ndare Evropen mes vete, duke filluar me Polonine. Me 1941 ndryshuan mendje dhe pastaj Bashkimi Sovjetik i Stalinit beri aleance me Perendimin per ta shpartallua Gjermanine nazizste. Gjermania sot eshte aleate kryesore perendimore dhe anetare e NATO-se.
Edhe pse ne shqiptaret mendojme se Perendimi ne Ballkan duhet ta kete aleat kryesor Kosoven, apo shqiptaret ne pergjithesi, situate ne terren eshte ndryshe. Nuk eshte ndryshe se ne nuk jemi te denje per te qene aleate te BE-se e NATO-se, por sepse Serbia eshte vend me i rendesishem ne kete periudhe te zgjerimit te BE-se e NATO-se. Presidenti serb Vucic para ca kohe tha se Gjermania eshte partneri kryesor ekonomik i Serbise. Kurse sipas “Serbian Business Register” ne Serbi jane te regjistruara 1301 kompani te huaja. Prej tyre 134 kompani amerikane, 102 gjermane e pastaj nga vende tjera evropiane me radhe. Mos te harrojme se para dy dekadave keto vende perendimore qe sot e kane partner kryesor ekonomik ne Ballkan Serbine, e kishin bombarduar per ndaluar gjenocidin serb kunder vendit tone Kosoves. Ketu une po shtoj edhe nje element tjeter te ketij partneriteti ekonomik te Perendimti me Serbine. Lidhjet e Serbise me Rusine, jane shqetesimi kryesor per perendimin, e sidomos qe kete aleat te vogel te Rusise neser ta kene pjese te BE-se e pastaj edhe te NATO-se. Keshtu qe edhe bashkepunimi ekonomik ndodhe per te joshur Serbine derisa te shkeputet nga Rusia, nese do te shkeputet. Keshtu duke harruar masakrat dhe gjenocidin serb ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci.
Per neve kjo duket e pakuptimte se si trajtohet kaq mire Serbia sot, por pas atyre qe spjegova me larte duhet te gjejme shtegun e daljes nga habia jone dhe te ndertojme vendin e ta bejme qe te tjerat te na e kane nevojen e mos te presim meshire prej askujt. Kur do te jete Kosova ne gjendje qe te tregoj muskujt vendeve tjera, varet sa punojne qeverite e Kosoves ne ndertimin dhe zhvillimin e vendit tone.
Per shkak te aleancave te ndryshme evropiane, populli shqiptare ka pesuar gati ne te gjitha konferencat evropiane e nderkombetare per me shume se nje shekull. Gjithehere kemi qene te neperkembur nga evropianet, madje shumica apsolute e shqiptareve e besojne faktin se edhe ne luften e fundit me okupatorin serb, nese nuk do te nderhynte ShBA, sa per evropianet, Kosova ende do te ishte nen sundimin serb. Mund te kete perjashtime por ne pergjithesi ky eshte mendimi i shumices. Edhe plani i fundit Franko-Gjerman nuk po shihet shume ne favor te Kosoves por sic tha sot analisti gjerman Bassuener, se ky plan i supozuar vjen si shperblim per Beogradin dhe presion mbi Prishtinen.
Prej pas luftes, Kosoves vazhdimisht i eshte bere presion nga Perendimi, derisa ne anen tjeter eshte ledhatuar Serbia. Edhe nenshtrimi i qeverive te kaluara nga presioni perendimor ka qene aq irritues per popullin e Kosoves, sa qe ishte edhe njera nga arsyet qe u votua me te madhe Vetevendosje, e cila ne te kaluaren kundershtonte cdo propozim nga perendimi.
Asaj qe po i frikesohem sot, jane pikerisht muskujt e Kryeministrit kunder ShBA-se per targat e asociacionin, i cili veprim nga shume prej qytetareve te Kosoves me te drejte po shihet si sjellje sovrane e nje vendi qe aq shume vite i ka munguar, por realisht po kam frike se kjo eshte sa per te mbuluar fatkeqesine qe po i servohet vendit tone duke pranuar planin Franko-Gjerman, i cili plan e ka asociacionin brenda saj. Pra gjithe ato vite kundershtim te asociacionit nga VV-ja, personalisht e them se ka qene kundershtim me te drejte qe te mos lejohet bosnjezimi i Kosoves, sot po flitet si plan i mire dhe qe mund te pranohet nga qeveria e VV-se, vetem se tani po na vjen me nje paketim tjeter. Sot muskujt, qe neser paketimin e ri ta gelltisim me lehte!