Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me reagim pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
Vuçiq ka thënë se “Prishtina me veprimet e njëanshme po kërcënon stabilitetin”.
“I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e M. Serbia, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet e veprimet e njënashme”, ka shkruar Vuçiq.