Për një bukë, qytetarët dikur kanë paguar 40 cent. Por pas rritjes enorme të çmimeve edhe bukës iu rrit çmimi për 10 cent. E që nga kjo e shtunë, banorët e Fushë Kosovës do t’i paguajnë 60 cent për një bukë.
Shtrenjtimi i tillë e befasoi banoren e Fushë Kosovës që sapo pagoi 60 centë për një bukë.
Edhe qytetarët tjerë, s’e mirëpritën aspak lajmin e tillë.
Megjithata, Muhamet Farizi nga Shoqata e Mullisëve, thonë se kosovarët nuk duhet të brengosen sepse çmimet nuk janë edhe aq të larta.
Madje Muhamet Farizi vlerëson se kosovarët janë me fat sepse ka mjaftueshëm miell dhe po ashtu edhe furrtarë.
Në anën tjetër, ekonomisti Imer Raçi i cili banon në Fushë Kosovë e sheh si shqetësuese këtë rritje të çmimit të bukës.
Madje sipas tij, shtrenjtimi nuk do të mbarojë këtu.
Në Prishtinë çmimi i bukës ne shumicën e furrave vazhdon te jete ende 50 cent