Gazetari Milaim Zeka, ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën urgjente të Albin Kurtit në Tiranë.
Sipas tij, takimi urgjent që u zhvillua një javë më parë mes kryeministrave Kurti e Rama, nuk ishte për krizën energjetike, por për arsyen se Kosova është në prag të një suImi ushtarak nga Serbia dhe NATO ka dhënë informacion.
I ftuar në “Rrethi Katror”, Milaim Zeka tha se Aleanca Ushtarake e NATO-s ka informacion për lëvizjet në Serbi, pasi sipas analistit, presidenti Vuçiq ka thirrur në gatishmëri rezervistë e ushtarakë të dalë në pension.
“Nuk dua të spekuloj, por e kam një informacion nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, që presidenti serb i ka thirrur në alarm ushtarakë, të gjithë rezervistë dhe ushtarakë të pensionuar. Do të thotë ka një alarm ushtarak, që do të thotë të gjithë ushtarakët serbë janë stacionuar në kufi me Kosovën. Kjo është arsyeja pse Albin Kurti ndërpreu konferencën dhe erdhi urgjent. Pse erdhi dhe kush ia dha informacionin Edi Ramës? Si anëtar i NATO-s, Edi Rama merr informacion të klasifikuar. NATO në Malin e Zi i jep vetëm Gjukanoviqit, por jo Abazoviqit, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë, Abazoviqi s’ka marrë kurrë informacion të klasifikuar nga NATO. Edi Rama, Gjukanoviqi dhe Kurti e kanë marrë këtë informacion, që Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia. Pavarësisht retorikës së Vuçiqit, ka që 18-vjeç me këtë retorikë. Ai luan rolin e ujkut dhe qingjit”, u shpreh analisti Milaim Zeka.