Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tashmë ka dalë në diskutim publik Projektligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.
Sveçla theksoi se për tri javë nga sot, të gjithë do të kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.
Dje në një konferencë për media, ministri Sveçla dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se Projektligji për Pagat dhe Zyrtarët Publik del nga sot në diskutim publik.
Njoftimi i plotë nga Sveçla:
Të nderuar qytetarë,
Siç deklarova në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Kurti, nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik.
Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.
Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme.
Projektligjet i gjeni në vegëzat mëposhtë
Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik:
Projekt Ligji për Zyrtarët Publik: