Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është pritur në Serbi me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake dhe me këndimin e himneve kombëtare. Pritja ceremoniale e presidentit turk është para Pallatit të Serbisë.
Sipas programit të vizitës, pritja ceremoniale e presidentit turk është bërë sot, para Pallatit të Serbisë, në orën 11:00. Më pas ishte takimi mes presidentit Vuçiq dhe Erdogan dhe takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Turqisë.
Më tutje në prani të dy presidentëve do të ketë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, pas së cilës Vuçiq dhe Erdogan do t’i drejtohen publikut.
Vuçiç dhe presidenti turk patën një bisedë për çështje dypalëshe, rajonale dhe globale.
“Si gjithmonë kam pasur një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global”, shtoi Vuçiq.