Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.
Gjithsej 50 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë së Abazoviqit, njofton KK.
Pas përfundimit të votimit, Abazoviq ka dalur nga salla për të mbajtur një konferencë për media, ku tha se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re.