Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka caktuar një takim me serbët në Kosovë.
Vuçiq nga Brukseli ku po zhvillon takime me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, shkruan Novosti.
Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.