Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez.
Me këtë votim u dakordua që të ketë ndryshime kushtetuese sipas propozimit francez.
Miratimi i propozimit do të thotë debllokim i rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me shtetin e Bullgarisë.
Në momentin kur në kuvend u sqaruan procedurat e votimit dhe pikat tek te cilat u bazua seanca tre ditore, deputetët nga opozita maqedonase lëshuan sallën në formë revolte.
Jashtë objektit të Kuvendit aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të OBRM-PDUKM-së dhe partisë E majta, ndërsa në ora 14:00 u paralajmërua seanca për buxhetin shtetëror.