Leo Freundlich përshkruan kronikat e gazetave evropiane për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve ne Kosove në vitet 1912-1913. Disa nga to mund t’i lexoni më poshtë.
Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë kontrolloheshin për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhen zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).
Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty)