Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e radhës.
Ky takim i dedikohet akteve delikuente në hapësirat publike e sidomos në shkollat e Komunës së Pejës.
Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020.
Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës ka raportuar Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Drejtoria për Arsim në Komunën e Pejës i ka bërë gjitha përgatitjet, që shkollat të jenë të gatshme të fillojnë vitin e ri shkollor, me përjashtim të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” për shkak të renovimeve dhe vonesës së punimeve mësimi ka filluar me një javë vonesë, ndërsa në shkollën fillore “Xhemajl Kada” mësimi fillon të hënën edhe këtu mësimi fillon me vonesë për shkak të renovimeve, informacion më rëndësi është se të gjitha librat janë shpërndarë falas, po ashtu ka folur edhe për afatin e dytë të provimit të Maturës Shtetërore, ndërsa rezultatet publikohen javën e ardhshme.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.
Discussion about this post