Komuna e Pejës, respektivisht drejtorati pë kulturë rini dhe sport, në bashkëpunim me KFOR-in italian ka filluar aktivitetin e quajtur “My Life in Your Hands”, shkruan Gazeta Mejdani.
Ky aktivitet ka për qëllim edukimin e sportistëve për të intervenuar në dhënien e ndihmës së parë në raste emregjente.
Në projekt janë përfshirë të gjitha klubet sportive në komunën e Pejës ndërsa trajnimi po kryhet nga mjekë ekspert të KFORit.
Me këtë aktivitet, dëshmohet niveli i lartë i bashkëpunimit të komunës së Pejës me KFORin në të mirë të qytetarëve.
Gjithashtu, me këtë aktivitet, KFORi dëshmon se përveç garantimit të sigurisë ushtarake, vepron edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha fushat e jetës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post