Nuk është detyrë e lehtë ta disiplinoni fëmijën tuaj.
Sidoqoftë, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të shkoni drejt kësaj rruge, por mos harroni që pavarësisht rrethanave të mbani paqen dhe që të dy – ju dhe fëmija – të përpiqeni ta ndryshoni sjelljen për mirë, transmeton Telegrafi.
Bëhuni të qartë dhe specifikë
Kur e mësoni diçka fëmijën, gjithmonë bëhuni të qartë se çfarë pritni nga ta dhe bëhuni specifikë rreth asaj se çfarë duhet të kryhet. Tregojani fëmijës rregullat dhe pastaj tregojani ‘dënimet’ me një ton neutral dhe të qetë.
Nëse fëmija e ka të vështirë t’i ndjekë rregullat të cilat i keni vendosur, atëherë filloni të qitni rregulla më të lehta për t’u ndjekur, ndërsa përgjatë kohës “vështirësoni” ato rregulla.
I tërë ky proces duhet të jetë i bazuar në respektin e ndërsjellë. Atë çfarë e jep, do ta marrësh.
Qëndroni këmbëngulës
Jo kërcënime koti! Ka shumë prindër të cilët u kanë dhuruar fëmijëve ‘ryshfet’, gjëra apo para për t’i përfunduar gjërat e caktuara.
Por, ju mos e bëni këtë. Qëndroni të vërtetë me fëmijët. Gjithashtu, mos harroni se këmbëngulësia sjell rezultate pozitive.
Bëjeni këtë detyrë me dashuri
Disiplinojeni fëmijën, por me dashuri. Nëse mund ta ndryshoni botën për mirë, të lutem bëjeni këtë, por pa e lënduar dikë! Prandaj, kur filloni ta disiplinoni fëmijën, bëhuni e dashur, e durueshme dhe të gjitha gjërat bëni me dashuri.