Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së rrudhave!
Ndërsa plakemi, lëkura jonë humbet kolagjenin, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Me humbjen e kësaj proteine, rrudhat fillojnë të shfaqen në fytyrën tonë.
Shumë përfaqësuese të gjinisë më të bukur lënë mënjanë një pasuri të vogël për produkte të ndryshme kundër plakjes, por në të vërtetë nuk ka nevojë për këtë, sepse tashmë keni gjithçka që është e nevojshme që lëkura juaj të mbetet e shëndetshme dhe vitale në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, gjurmët e plakjes nuk mund të hiqen plotësisht nga fytyra dhe as nuk duhet të përpiqemi për të. Shijoni moshën tuaj dhe jini të vetëdijshëm se rrudhat janë një fenomen krejtësisht normal dhe natyral.
Megjithatë, nëse e dini se dukshmëria e tyre më e ulët do t’ju rrisë vetëbesimin dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe me humor më të mirë, mund të provoni këtë metodë për t’i lehtësuar ato.
Përbërësit:
– një lugë mjaltë
– një lugë vazelinë
– dy pika jod
– një lugë vaj ricini.
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një enë të vogël qelqi dhe përziejini me një lugë druri.
Ky krem mund të qëndrojë në një vend të freskët për rreth një muaj, pas të cilit afat nuk rekomandohet përdorimi i tij.
Është e detyrueshme të lyeni fytyrën çdo natë. Fytyra juaj do të jetë e hidratuar dhe elastike dhe rrudhat do të zhduken ngadalë.
Si vepron?
Mjalti përmban antioksidantë të shumtë dhe substanca të tjera që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, prandaj është një përbërës i zakonshëm në preparate të ndryshme kozmetike. Përveç kësaj, mjalti mbron në mënyrë efektive lëkurën nga faktorët e dëmshëm mjedisor. Është një antiseptik natyral dhe është efektiv në luftën kundër papërsosmërive dhe papastërtive të ndryshme.
Vazelina është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit, pasi estetistët kanë zbuluar dhe zhvilluar teknikën ‘slugging’ të kujdesit të fytyrës. Ajo krijon një shtresë të hollë mbuluese mbi poret e lëkurës dhe kështu ruan lagështinë dhe vajrat natyralë që trupi prodhon vetëm.
Në këtë mënyrë ju mbroni veten nga humbja natyrale e hidratimit të lëkurës dhe këtu qëndron fillimi i luftës kundër rrudhave, sepse lëkura e thatë është një nga shkaqet kryesore të formimit të tyre.
Acidet yndyrore nga vaji i ricinit depërtojnë lehtësisht në shtresat më të thella të lëkurës, e hidratojnë atë dhe ndihmojnë në thithjen e ujit, i cili siguron hidratimin e nevojshëm në lëkurën e fytyrës. Jodi, nga ana tjetër, është një pastrues i shkëlqyer i lëkurës.