Drejtori regjional i OSBE-së në Prizren, George Katcharava sot ka takuar kryetarin e Komunes së Suharekës z.Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e ndihmës për Qendrën e strehimit të viktimave të dhunës, të cilën Komuna e Suharekës do ta ndihmojë me 2.150,oo euro. Kryetari Muharremaj dhe drejtori Katcharava kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Komunës së Suharekës dhe Misionit të OSBE-së, përkatsisht Zyrës Regjionale në Prizren.
Discussion about this post