Çmimi i naftës në pompat e derivateve në Kosovë ka arritur vlerë rekorde, prej 1,82 centë. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga një pompë e derivateve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani para dy ditësh tha për Sinjalin se rritja e çmimeve po reflektohet në tregjet ndërkombëtare.
Berjani tha se si shkak i agresionit së Rusisë në Ukrainë, ka lëvizje të çmimeve në Berza, e cila reflektohet edhe në Kosovë.
“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra sepse ka lëvizje në Berza. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Berjani.