Qendra Klinike Universitare e Kosovës i ka të punësuar 14 psikologë, 7 prej tyre janë në Klinikën e Psikiatrisë ndërsa të tjerët janë në shërbim të pacientëve të klinikave të tjera, por rastet e pacientëve që përveç shërbimit shëndetësor e kërkojnë edhe trajtimin psikologjik janë të rralla.
Madje edhe në Institutin Onkologjik, ku natyra e problemeve shëndetësore sjell edhe kriza psikike, janë të pakta rastet që e kërkojnë psikologun. Në anën tjetër, psikologët thonë se këto vizita duhet të futen në protokollin e trajtimit të pacientit.
Fatime Fazliu çdo ditë përballet me emocionet e rënda të pacientëve, të cilët marrin lajmin se po vuajnë nga një sëmundje të rëndë. Ajo punon si psikologe në institutin e onkologjisë dhe thotë se programi I kësaj klinike ofron shërbime psikologjike edhe për familjarët. Numri më i lartë i atyre që kërkojnë trajtim psikologjik arrin deri në pesë brenda ditës.
“Nëse i shohim statistikat e rasteve të reja se sa paraqiten këtu është një diskrepancë shumë e madhe por iniciativa për të shkuar të psikologu nuk po them që është në nivelin fillestar por është nga fundi I fillestares, duhet më shumë por mendoj që edhe qasja multidiciplinare duhet të praktikohet, sepse deri sa te vjen pacienti te psikologu ai 14 psikologë klinikë janë të punësuar në klinika të ndryshme në Qendrën Klinike Universitare por referimet e pacientëve për vizita janë të rralla. Fatime Faziliu thotë se duhet të futet në protokoll që rastet e reja në Institutin onkologjik ta kenë edhe një seancë me psikologun”, tha për RTK Fatime Fazliu psikologe Klinike.
E barrën e mungesës së referimit, po e bartin infermierët.
Kryetari Sindikatës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Fitim Havolli, tha se pacienti gjithmonë kërkon shpjegim dhe dëshiron të di për shqetësimet e tij shëndetësore dhe infermieri në mungesë të thirrjes së psikologut menjëherë që të merret me rastin për shkak të atyre shqetësimeve duhet ta kryejë atë punë vet dhe vërtet është ngarkesë që nuk është njoftuar asnjëherë as nga institucioni por as nga zinxhiri shëndetësor, për këtë ngarkesë që e ka infermieri pa dashjen e tij por me imponimin e vet natyrës së punës.
Në klinikën e psikiatrisë janë të punësuar shtatë psikologë, në atë të Neurologjisë dy psikologë, klinika e Gjinekologjisë e ka një psikologe, në atë të Forenzikës janë të punësuar dy, kurse pediatria dhe Instituti Onkologjik e kanë nga një psikolog.