Për ta kuptuar se sa tragjike ishte fjalia e Niçes “Zoti ka vdekur”, domethënë, çka donë të thotë një botë pa Zot, shikoni në historinë e botës pas Niçes. Shikoni sa vrasje i ka bërë njeriu që e ka vendosur veten në vend të Zotit dhe si i ka bankrotuar në themel normat morale. Si e ka shkatërruar kodin moral në përgjithësi.
Prej Niçes e këndej njeriu ka vrarë mizorisht hiç më pak se 150 milion njerëz të pafajshëm, ndërsa moralin në kuptimin e karakterit, të njerëzores dhe humanitetit ka degraduar deri në nivelin e kafshës.
Sot njeriu ka vlerë vetëm për aq sa është i fuqishëm (kafsha), dhe është i pranueshëm vetëm për aq sa nuk respekton normat morale (më poshtë se kafsha). Prandaj Kur’ani insiston në besimin në Zot. Përndryshe, shikuar në botën e tanishme, njeriu aspak nuk dallon nga kafsha. Mbase-mbase, njeriu është bërë më i poshtër se kafsha (esfelu safilin)…!