Pas vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Arabinë Saudite, që konsiderohet një vizitë shumë e rëndësishme me përmasa ndërkombëtare, tek ne kanë filluar “analiza” koti rreth asaj vizite.
Siç zakonisht ndodhë tek ne të jipen instruksione naive kur ndodhin ngjarje me rëndësi, edhe me këtë rast kanë filluar analiza të cilat më së paku janë analiza. Këto peudo-analiza i bëjnë të paditurit apo ata që janë të prirë të përhapin dezinformata në lidhje me ngjarje të ndryshme, përcjell Gazeta Mejdani.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dr. Mustafë Bajramit i cili i ka kritikuar këto qasje të gabueshme. Ai, në një shkrim të tij ka thënë se këto janë dezinformata dhe manifestime të injorancës së thellë të individëve të caktuar.
“Ju “gardianët e Islamit” që po “filozofoni” rreth vizitës së Erdogan në Arabinë Saudite duke pallavrizuar jo “vehabizmi”, jo “sunnizmi”, jo “cionizmi e sorosizmi”, a përnjëmend paskeni qenë kaq naivë e s’ju kemi njohur sa të mendoni se shtetet veprojnë mbi bazën e këtyre pallavrave e jo mbi bazën e interesave fillimisht ekonomike, pastaj politike, gjeostrategjike e të tjera?!, ka thënë ai në shkrimin e tij.
Për më tepër, Dr. Bajrami ka thënë se ka dallime të mëdha midis shteteve dhe shoqatave.
Mustafë Bajrami ka parashtruar këtë pyetje spekulative në formë të vërejtjes ndaj spekulantëve nëpër rrjete sociale: dhe “A e dini ju se shtetet veprojnë në bazë të interesave afatgjata, të thella dhe shumë dimensionale, përkundër shoqatave që veprojnë në bazë të ndonjë interesi të atypëratyshëm, qoftë ideologjik apo financiar?!
Më poshtë lexoni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Ju “gardianët e Islamit” që po “filozofoni” rreth vizitës së Erdogan në Arabinë Saudite duke pallavrizuar jo “vehabizmi”, jo “sunnizmi”, jo “cionizmi e sorosizmi”, a përnjëmend paskeni qenë kaq naivë e s’ju kemi njohur sa të mendoni se shtetet veprojnë mbi bazën e këtyre pallavrave e jo mbi bazën e interesave fillimisht ekonomike, pastaj politike, gjeostrategjike e të tjera?!
A dini ju të bëni dallimin midis fjalëve “shtet” dhe “shoqatë”, o njerëz të mirë?
A jeni tu e pa vetveten se jeni e njëjta mendësi si këta tjerët që dalin e u japin instruksione kryeministrave tanë këndej duke ua kujtuar se çka na qenka Sorosi, Serbia, Imani, Ihsani, Amerika, Anadolli, Lindja e Perëndimi?!
A e dini ju se shtetet veprojnë në bazë të interesave afatgjata, të thella dhe shumë dimensionale, përkundër shoqatave që veprojnë në bazë të ndonjë interesi të atypëratyshëm, qoftë ideologjik apo financiar?!
Leni këto analiza tuaja qesharake e mos u bëni gazi’alem para njerëzve. Kshyrni naj punë më të lehtë që mundeni me que, ta zëmë okolla shehadetit, e jo të jipni instrukcione se si duhet të veprojnë shtetet të fuqishme nga të cilat varen fatet e qindra miliona njerëzve. Mos përhapni dezinformata e llafe koti në këto ditë Ramazani.
Shteti është shtet, e shoqata shoqatë. Dallimet mes tyre janë si nata me ditë…!/Gazeta Mejdani/