Vendi i punës nuk është thjesht një vend, ku duhet t’i tregoni aftësitë tuaja profesionale, t’i përfundoni detyrat që i keni në përshkrim të punës dhe me kaq të përfundojë gjithçka. Ai është një vend më i ndërlikuar, ku ka lloje të ndryshme të njerëzve e raporte të ndryshme me ta. Pra, nuk përfundon gjithçka tek puna.
Sipas një studimi pothuajse 80-vjeçar të Harvardit, është vërtetuar se “përqafimi i komunitetit” na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe të jemi më të lumtur. Edhe në punë është mirë të përqendroheni në kultivimin e lidhjeve autentike me kolegët e duhur, ata të cilët ju ndihmojnë të rriteni në të gjitha format.
Një mik/mikeshë të zyrës
Studimet kanë treguar që të keni shok ose shoqe në punë, vetëm sa e shton kënaqësinë e punës, por gjithashtu e rritë performancën e produktivitetin, shkruan Akademi Pune.
Prandaj, nëse është dikush që ju pëlqen në vendin e punës dhe e njihni më shumë, atëherë përqafojeni plotësisht! Por, duhet ta keni parasysh që kjo marrëdhënie duhet të formohen në mënyrë organike, sepse nga natyra jemi njerëz që ndihemi më rehat me dikë sesa me të tjerët.