Ky ushqim shërbehet kur dëshironi ta fascinoni dikë me shkathtësitë tuaja prej kuzhinieri.
Përbërësit (për 4 persona):
– 250 g mish viçi nga kofsha, i prerë në copa të vogla,
– 4 kore të trasha për pite apo tortilë,
– 100 g bizele,
– 1 patate të prerë në kube,
– 1 karotë të prerë në kube,
– 1 qepë të prerë në kube,
– 3 thelpinj të shtypur hudhre,
– 1 lugë të vogël pure domateje, gjysmë gote ujë,
– 1 lugë gjalpë,
– kripë,
– piper.
Për beshamel:
– 1 gotë qumësht,
– 1 lugë miell,
– 1 lugë gjalpë,
– kripë,
– piper,
– 100 g kaçkavall të grirë në rende.
Përgatitja:
Zieni mishin, ndaras nxehni gjalpin, shtoni qepën dhe fërgojeni pak, pastaj merreni mishin e zier dhe fërgojeni derisa të marrë të skuqet.
Në të shtoni hudhrën, karotën, pataten dhe bizelen dhe vazhdoni fërgimin.
Para se të përfundojë fërgimi shtoni purenë e domates të tundur në pak ujë, qitni kripë, piper dhe marinoni derisa perimet të zbuten.
Ndërkohë bëni beshamelin: nxehni gjalpin dhe në të fërgoni miellin, mirëpo kujdes të mos marrë ngjyrë të verdhë.
Pastaj qitni sipër qumështin dhe zieni derisa të dendësohet, duke e përzier vazhdimisht. Në fund beshamelit qitni kripë sipas dëshirës.
Merrni një kore apo tortilë dhe qiteni fillin e mishit dhe perimeve dhe mbyllni skajet apo bëni role.
Me kujdes vendosni në tepsi të lyer.
Bëni katër copë, secilën lyeni me beshamel dhe qitni kaçkavallin e grirë në rende.
‘Sultan kebabi’ piqet 20 – 25 minuta në furrën e nxehur në 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!